Starton Rally Albania; 180 sportistë, “sprint” për podiumin

09/06/2018 18:26

I kthyer në një ndalesë të përvitshme për shumë prej pilotëve më të profesionistë të garave off road, Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur te motorët dhe makinat. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave merr jetë këtë të shtunë nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit.

Më shumë se 2200 kilometra do të imponojnë pilotët në 7 ditë sfilitëse por plot adrenalinë në thuajse të gjithë territorin shqiptar. Sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Etapa e parë prolog është ajo që do të testojë pretendentë kryesorë me 160 kilometra cirkuit të detajuar fillimisht në rrethinat e Tiranës e deri në Dibër. prologu i së dielës do të vendosë dhe rendin e nisjes. E hëna do të jetë një provë force me plot 360 kilometra në verilindje ndërsa në 12 Qershor i gjithë karvani me stafin mbështetës do të jetë i pozicionuar në Ersekë.

Nga aty do të nisë ofensiva drejt brigjeve të Jonit për dy ditë në Ksamil që do të ndajnë edhe pjesëmarrësit e thjeshtë dhe ata garues që vërtet synojnë çmimin final. Etapa më e vështirë është ajo në 15 Qershor, një ditë para finales së madhe. Pilotë do të përshkojnë plot 500 kilometra drejt kryeqytetit dhe ashtu siç ka treguar e kaluara, shumë prej tyre nuk e përfundojnë fare, dhe ata pak të zotë, do ta bëjnë në orët e para të ditës tjetër.

Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA