Pavarësisht zhvillimit të sektorit privat, kryeministri Rama deklaroi se në marrëdhëniet mes punëmarrësve dhe punonjësve ka probleme serioze që nga kushtet e punës deri tek pagat.

Kreu i qeverisë paralajmëroi veprimin e qeverisë paralajmëroi ndërhyrje.

“Na duhet të forcojmë më shumë pozitën e punëmarrësve dhe të bëjmë më shumë për të rritur dhe pagat në sektorin privat”, tha Rama.

Ndërsa kompanitë e mëdha duhet të formalizojnë pagat.

“Vetëm kompanitë e madha 41 e punëmarrësve deklarohen sikur kanë pagë 300 mijë lekë. Gënjeshtër”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri e cilësoi të suksesshme praktikën e punësimit tek private dhe jo tek shtetit të qytetarëve përmes zyrave të punës.

Por Anisa që para dy vitesh ka përfunduar studimet për teknologji ekonomike në privat nuk gjen punë për shkak se nuk i përballon financiarisht trajnimet që ia kërkojnë paraprakisht, ndërsa në shtet i ofrojnë një vend pune tjetër.

“Bëhet fjalë për menaxhere shitje, por unë nuk i plotësoj kriteret”, tha Anisa.

“Më mirë në shtëpi duke pritur e duke marrë borxh, duke jetuar me të ardhurat e prindërve, apo në punë me atë që është? Ajo që është menaxhere shitjesh, patjetër”, tha Rama.

Ndërsa fermerët i kërkuan ndryshim të kritereve që të përfitojnë subvencione ata që punojnë.

Qytetari: Mesa di unë, në zonën tonë askush nuk ka marrë subvencione.

Edi Rama: Ku e ke parë t’i këtë, se nuk janë shpallur ende rezultatet. Këtë vit ka pasur 30% e më shumë aplikime. 90% do të marrin subvencion më shumë se të gjitha herët e tjera.

Qytetari: Pjesa më e madhe e njërëzve që mund të mos kenë aplikuar…

Edi Rama: Ata që nuk kanë aplikuar nuk fitojnë dot aplikimin.

Qytetari: Atëherë janë kriteret ato që nuk i kanë lejuar të aplikojnë.

Për çdo problem që ka lidhje me zyrat e shtetit kryeministri i orientoi tek Shqipëria që duam .al i cili mund të shkarkohet edhe si aplikacion në celular.

“Me pak fjalë ke qeverinë në xhep”, tha Rama.

Top Channel