Mirëmëngjesin e kësaj të shtune në Facebook kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të bërë publike projektet infrastrukturore që nisin këtë vit.

“Dhe me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomise e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë”, shprehet Rama në postimin e tij.

Bëhet fjalë për rrugë si ajo e Arbrit, By Pass i Tepelenës apo dhe Unaza e Madhe e Tiranës.

Top Channel