Milinkovic-Savic ka kërkuar kohë. Vedimi për të ardhmen e tij do të merret pas përfundimit të finale të Kupës së Botës, që startojnë në mesin e javës së ardhshme.
Një gjë është shumë e qartë: Sergej ndihet shumë mirë te Lazio, por kërkon më çdo kusht Champions League për t’i demonstruar të gjthë botës vlerën e tij reale. Juve është në presing dhe ka bërë hapin e parë me 70 milionë euro dhe Ruganin. Ofertë e refuzuar nga presidenti Lotito, që mendon se serbi vlen 150 milionë euro. Në këto kushte Juve po mendon një ‘plan B’.
Për t’i paraprirë mësymjes nga Manchester United, Real Madrid dhe PSG, Juve po mendon të çojë në Formello një tjetër prej talenteve të saj. Bashkë me Ruganin mund të transferohen te Lazio edhe Pjaca e Mandragora, ky i fundit një mesfushor i parapëlqyer nga Simone Inzghi.
Ndërkohë në shtëpinë e ‘bardhezinjve’ nuk reshtet së ëdërruari një rikthim i Paul Pogba. Thirrja që bëri miku i tij Dybala ishte lëvizja e fundit për të tentuar francezin, që te Manchester fiton një shumë shumë të rëndë për t’u përballuar nga Juve, 10 milionë euro në sezon. E qartë është që trajneri Allegri do të mendonte me shumë optimizëm sezonin e ri, me një mesfushë endrrash me Milinkovic e Pogba.
Top Channel