Presidenti amerikan Donald Trump po merr në konsideratë faljen e legjendës së boksit Mohammed Ali.

“Po mendoj për Mohamed Ali. Po mendoj shumë seriozisht për të dhe disa të tjerë”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa po nisej për në samitin e G7 në Kanada.

Muhamed Ali u dënua në 1967 pasi refuzoi të shkonte në luftën e Vietnamit, por dënimi u rrëzua në 1971. Komentet e Trump pasojnë faljen e tij për komentatorin konservator politik, Dinesh D’Souza dhe vendimin për të lënë të lirë Alice Johnson, pas lobimit nga Kim Kardashian.

Kohët e fundit Trump ka shqyrtuar edhe faljen për të dënuarën e personalitetit të stilit Martha Steëart dhe ish-guvernatorit të Illinoisit Rod Blagojevich. Po ashtu ai ka thënë së fundmi se ka të drejtë absolute të falë edhe veten në hetimin mbi Rusinë, edhe pse ai insiston se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Për sa i takon Mohamed Ali, presidenti ka shprehur admirim për të edhe më parë. Ai ka postuar në “Instagram” një foto të tij dhe Muhamed Ali në një event të shkuar. Kur ai vdiq, Trump e quajti një kampion të madh dhe njeri të mrekullueshëm. Muhamed Ali, deklaroi se ai nuk kishte asgjë kundër asnjë vietnamezi pasi ai u përzgjodh për shërbim ushtarak. Pasi refuzoi të shkonte në luftë atij iu hoqën titujt në boks dhe nuk mori pjesë në asnjë ndeshje për tre vite ndërsa ishte në apel, deri sa dënimi i tij u anulua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA