Foto ilustruese

Në mbi 200 shkolla të vendit është duke u zhvilluar sot provimi i dytë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Nxënësit janë paraqitur në ambientet e shkollave rreth orës 8 të mëngjesit, e pasi është bërë apeli kanë zënë vend në ambientet përkatëse.

Sipas rregullores, provimi që zgjat 2 orë e gjysmë ka nisur në 10:00 për të përfunduar në 12:30, ndërsa rezultatet e testimit do të bëhen publike pas 10 ditësh.

Edhe ky testim, sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit po zhvillohet nëpër klasa e palestrat e shkollave, nën mbikëqyrjen e kamerave.

Top Channel