Liverpooli vijon të jetë në kërkim të një futbollisti që të zëvendësojë Philippe Coutinhon në formacion, me brazilianin që në janar iu bashkua Barcelonës.
Së fundi mediat angleze raportojnë se është pikërisht Nabil Fekir, talenti i Lyonit ai që ka bindur përfundimisht Jurgen Klopp-in. Shefi i klubit i “the reds” pritet të udhëtojë këto ditë në Francë, për të biseduar me presidentin e Lyonit, Aulas, në lidhje me çmimin e Fekir.
Futbollisti nuk ka një klauzolë, ndaj edhe çmimi do të jetë i negociueshëm, por duke pasur parasysh interesin nga shumë klube për lojtarin, Liverpool pritet të ofrojë rreth 60 milionë euro, për të mbyllur sa më shpejt transferimin.
Paraprakisht mësohet se vetë futbollisti ka miratuar një transferim të mundshëm në “Anfield Road”, nëse klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Top Channel