Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

08/06/2018 10:48

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite do të nisin zyrtarisht të bëhen pjesë e pandashme e lëvizjes sonë nëpër qytet.

Me siguri ua kane zënë sytë dyrrotakët portokalli Mobike, biçikleta inteligjente e cila përdoret me një aplikacion dhe mund ta parkosh kudo në qytet, por gjithmonë duke mos penguar trotuarin apo rrugën.

Mobike prezatohet sot pasdite ne sheshin “Skënderbej”.

Por si funksionojnë biçikletat Mobike?

Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës.

Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.

Përdorimi i biçikletave është një mënyrë fantastike jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kontribuar për një qytet të pastër.

Top Channel