Ish-punonjësit e policisë: Të largohet Fatmir Xhafaj!

06/06/2018 10:45

Ish-punonjësit e policisë të liruar nga detyra protestuan poshtë zyrës së Fatmir Xhafajt.

Ish-drejtues madhorë, ish-oficerë e ish-punonjës të nivelit zbatues, kërkuan që ministri i Brendshëm të largohet nga detyra.

Aleks Hajdari, ish-drejtues policie, u shpreh: “Nuk mund të penalizohet një punonjës policie për vëllain, ndërsa ministri jo. Zoti ministër ta nisë vetting-un nga vetja”.

Edhe Ismail Elezi, po ish-drejtues policie, kishte të njëjtën kërkesë: “Zoti Xhafaj duhet të japë dorëheqjen sepse preket direkt nga Ligji Antimafia”.

Prej vitit 2013, kur u larguan nga detyra, ish-policët janë grupuar në një shoqatë. Ata nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e vetting-ut pasi e cilësojnë një farsë dhe një proces të drejtuar politikisht.

Top Channel