Banorët e Tiranës konsumojnë ujë të blerë në shtëpitë e tyre. Disa prej tyre e blejnë nga autobotë që kalojnë në orare të ndryshme në disa lagje të kryeqytetit, pasi thonë se është më i lirë sesa uji i ambalazhuar që tregtohet nëpër markete.

Por, prej disa ditësh autobotet janë pezulluar dhe qarkullon tek-tuk ndonjë fshehurazi.

Disa autobotë janë të licencuar nga Ujësjellësi i Tiranës për të tregtuar ujë. Por, ka të tjerë për të cilët Ujësjellësi i Tiranës thotë se po abuzojnë me cilësinë e tij, pasi i mbushin në burime të palicencuara nga bashkia.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Ujësjellësi i Tiranës janë kapur 5 drejtues autobotesh, të cilët mbushnin ujë në pyll në tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Top Channel