Razma e zbuluar në shek e XIX nga botanistët e huaj, ngjalli interesin edhe të pushtetarëve të diktaturës.

Sot, fytyra e kësaj zone të gjelbëruar ka ndryshuar. Razma, e cila ndodhet rreth 900 metra mbi nivelin e detit, me një klimë kuruese tërheq pafund pushues. Të parët që shkonin në këtë zonë malore ishin familjet pasanike të Shkodrës, ndërsa edhe sot tradita vazhdon.

“Ky vend është shumë i bukur, kemi ardhur nga Anglia së bashku me familjen për të pushuar këtu. Natyra dhe pamja është shumë e bukur”, shprehet një fëmijë.

“Vijmë shpesh këtu. Është një vend i bukur, të cilin ua sugjeroj të gjithëve ta vizitojnë”, shprehet një pushues.

Në Razëm përveç natyrës piktoreske gjen edhe kontraste. Përballë bujtinave dhe restoranteve moderne ku argëtohen pushuesit gjendet godinat e kohës së komunizmit. Ish-kampet e pionierëve dhe kampet e punëtorëve që tregojnë shenjat e të kaluarës. Në të jeton 91-vjeçarja, Lula Kroni, së bashku me vajzën Grosha dhe dhëndrin e saj Marash Kocajn.

“Mundohemi t’i mirëmbajmë ndërtesat me sa mundemi”, shprehet Lula Kroni.

“Këtë ndërtesë e ka ndërtuar Partia e Punës, ndërsa tani është bërë hotel, lokal e dyqan”, thotë Marash Kocajn.

Gjatë ditëve të javës në këtë zonë të thellë malore janë pushuesit që qëndrojnë në bujtina dhe hotele, ndërsa në fundjave kjo fushë e madhe mbi male mbushet plot me pushues ditorë, të cilët zgjedhin natyrën, kuzhinën në një ambient tradicional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA