Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja më 8 qershor përballë vettingut
05/06/2018 10:09
Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do i nënshtrohet vetingut më 8 qershor, sipas kalendarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ai do të dalë para trupës gjykuese të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të datës për seancën dëgjimore është dhe anëtari tjetër, Gani Dizdari.
Deri tani nga Gjykata Kushtetuese janë rrëzuar tre gjyqtarë, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, teksa Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen dhe në pritje tashmë janë Dedja dhe Dizdari. E vetmja që ka kaluar me sukses vetingun është Vitore Tusha.
Top Channel