Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj në sitën e vetingut
05/06/2018 10:14
Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj ka nisur seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke kaluar kështu në sitën e vetingut.
Trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo). ILDKPI thotë se deklarimi i pasurive të Islamajt është i saktë dhe nuk ka fshehje dhe as konflikte. Ndërkohë vetë KPK, bëri të ditur relatorja Genta Tafa(Bungo) ka kryer hetim të thelluar dhe ka analizuar provat e dorëzuara nga vetë subjekti.
Ndërkohë, po sot, në KPK është parashikuar seancë dëgjimore edhe me prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Vijon…
Top Channel