
25/02 09:55
Real Madrid është ende në kërkim të një emri për panikinën dhe i fundit që është shfaqur është Julian Nagelsmann, trajneri i ri i HOffenheim, që më parë ka qenë edhe në orbitën e Bayern Munchen.
Lajmin e ka bërë të ditur Bild, sipas së cilës 30 vjeçari gjerman është parë me shumë interes për të marrë vendin e lenë bosh nga Zinedine Zidane. Sipas të njejtit burim, Nagelsmann që është nën kontratë deri në 2021 është kontaktuar nga klubi i drejtuar nga Florentino Perez. Përgjigja ka qenë negative.
Në listën e kandidatëve për pankinën e Real Madrid, sipas Bild qëndron argjentinasi Mauricio Pochettino, shumë më i preferuar se Massimiliano Allegri dhe Jurgen Klopp.
Top Channel