Peston xhenoveze, e cila është krijuar në zonën e Ligurias, prandaj quhet xhenoveze. Kjo pesto përgatitet me borzilok, hudhra, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe stika pishe.
Kjo fjalë vjen nga "Pestare" që do të thotë rrah, pasi përbërësit grimcohen me njeri – tjetrin nuk frulohen, edhe pse në kuzhinën moderne sot çdo gjë frulohet. Shtojmë në mikser gjethe borziloku, e rëndësishme është të mos priten me thikë por të këputen me dorë.
Pesto xhenoveze shoqërohet me makarona, receta klasike, si linguine ose spageti. Shtojmë pak hudhër, spec jeshil jo shumë pikant, pastaj shtojmë vaj ulliri ekstra të virgjër, gjëja më e rëndësishme janë stikat e pishës, i shtojmë dhe to. Këto stika gjenden kudo nëpër markete.
Një e vecantë është që pesto xhenoveze nuk behët me grana padana por djathë pekorino romane. Shtojmë pak kripë, pak piper. I miksojmë pak që masa të mos bëhet krem por përbërësit duhet të jenë të dukshëm, si stikat, borziloku, djathi. Kjo është një salcë e ftohtë, nuk kalon procesin e gatimit, i shtohet spagetit jo kur janë në zjarr, por pasi janë zier.
Top Channel