PD proteston sërish para Ministrisë së Brendshme, kërkohet largimi i Xhafajt

04/06/2018 18:51

Partia Demokratike ka protestuar sërish sot duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi bashkë me dhjetëra të rinj nga Shkodra dhe Lezha protestuan para Ministrisë së Brendshme. Ata shfaqën një “ekspozitë” me titujt e mediave ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.

PD thotë se ekspozita përmban faqet e para të mediave; Financial Times, Huffington Post, Corriere Della Sera, Independent Journal Revieë, L’Echo, The Times, Fox Neës, Berliner Kurier, Le Courrier des Balkans, Libero 24×7, Grasland, Br.de Bayerischer Rundfunk, DutchNeës.nl, La Stampa Torino.

Ne proteste nuk munguan edhe simbolika te tjera si “lekët e drogës” apo “qeset me kokainë” ne oborrin e ministrisë, të cilën Partia Demokratike e ka “pagëzuar” si ministria e Drogës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel