Elbasan, 2500 gjimnazistë në provimin e Maturës

04/06/2018 14:49

2500 gjimnazistë në rrethin e Elbasanit i janë nënshtruar provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku testuan njohuritë e tyre në gjuhën e huaj.

Provimi nisi në orën 10:00, ndërsa në 12:30 u hapën dyert, pas të cilave prisnin prindër të emocionuar, edhe më shumë se fëmijët e tyre.

Duket se provimin e parë maturantët e kanë përjetuar mjaft mirë.

“Ishte i thjeshtë dhe koha ishte e mjaftueshme”, thonë gjimnazistët.

Në Elbasan ishin 13 qendra të zhvillimit të provimeve, ndërsa 310 inspektorë u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit. Asnjë incident nuk u shënua gjatë procesit dhe gjithçka shkoi normalisht.

Top Channel