Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shprehet se opozita ka gabuar kur e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “kapo të krimit”, pasi sipas tij, ai është nën urdhra dhe përdoret nga krimi.

Statusi i plotë i deputetit Edi Paloka
Fatkeqesia qe i ka rene ketij vendi me edvinin eshte shume me e madhe nga sa duket.

Per te qene te sinqerte, krimi eshte ngatrruar shpesh ne kembet e politikes, nga te gjitha krahet. Por ajo qe po ndodh sot eshte shume e rende dhe e paprecedente.

Opozita ne denoncimet e saj mbi lidhjet e edvinit me krimin , e ka cilesuar shpesh ate si “kapo” si “kreu i kupoles, si “bos i krimit” etj. Ne fakt realiteti eshte shume me i rende se kaq…; Edvin Rama nuk eshte “kapoja”, nuk eshte ai qe mban nen urdhera krimin. Edvini eshte ZARI i krimit. Ai eshte nen urdhera dhe perdoret nga krimi.

Sot , pas denoncimit qe PD beri lidhur me perdorimin e strukturave te policise per te survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gje tjeter pervecse vertetoi qe eshte dhe zar i Agron Xhafajt…

Top Channel