U mbajt ditën e sotme, seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

KPA pranoi prokurën e përfaqësimit të dhënë nga Llalla për avokatin Sokol Hazizaj. Prokura është dhënë në Turqi dhe është në dy gjuhë, në shqip dhe në turqisht. Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.

KPA vendosi seancën e radhës më 6 qershor, për konkluzionet përfundimtare lidhur me Llallën, ku do të vendoset mbi kërkesën e KP për mosndërprerjen e Vettingut për Llallën.

Top Channel