Shalqiri i Divjakës në treg që në prill, fermerët thonë se tani është koha e fitimit, por ankohen se tregu ka luhatje të mëdha
27/04 20:01
Të mos ishte për bollëkun e prodhimeve në tezga, tregu i madh i futa perimeve në Vlorë do të dukej si një vend ku koha s’ka kaluar. Për 28 vjet në këtë treg nuk ka ndryshuar asgjë. Në mungesë të investimeve tregtarët ankohen për kushtet ndërsa qytetarët për higjienën.
Të vetmet investime janë kutitë prej kartoni dhe llamarinat që i kanë vendosur vetë tregtarët. Pluhuri shoqëron ditët e nxehta dhe shiu hyn brenda në ditë në mot të keq.
Tregu në verë u shërben edhe turistëve ndaj përmirësimi i kushteve të shitjes duhet të merret në konsideratë përpara festave të përvitshme të çeljes zyrtare të sezonit turistik.
Top Channel