Novak Djokovic e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Roland Garros. Tenisti serb mundi në raundin e parë të këtij turneu Rogerio Dutra Silva me rezultatin 3-0 në 2 orë e 5 minuta lojë.

6-3;6-4;6-4 ishte rezultati u seteve të fituara nga ish numri 1 i botës, për të cilin sfida me brazilianin nuk ishte testi i vërtetë për të parë formën e tij. Surprizën në ditën e dytë e shkaktoi Stanislav WaWrinka.

Finalisti i vitit të kaluar u eliminua nga Guillermo garcia Lopez me spanjollin që fitoi këtë ndeshje 3-2.

U kualifikua për në raundin e dytë Dominic Thiem i cili e dominoi totalisht ndeshjen me bjellorusin Ilya Ivashka të cilin e mundi 3-0 në vetëm 1 orë e 44 minuta lojë. Austriaku nuk i dha shumë opsione kundërshtarit të tij që në të gjithë ndeshjen fitoi 7 game me Thiem që i mbylli setet 6-2;6-4; 6-1.

Për femra, surprizën e shkaktoi Viktoria Azarenka që u eliminua që në raundin e parë. ish numri 1 i renditjes WTA u mund nga tenistja çeke, Katerina Siniakova me rezultatin 2-0 me sete 7-5;7-5. U kualifikuan për më tej Caroline Wozniacki e Petra Kvitova që mundën respektivisht Danielle Collins e Cepede Royg.

Një vend për në raundin e dytë të Roland Garros siguroi edhe japonezja Naomi Osaka që mundi amerikanen Fenin me rezultatin 6-2; 7-5 dhe si kundërshtare të radhës do të ketë tenisten nga kazakistani Diyaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA