“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/ Kanye West në Tiranë, Rama: Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde
12/07 22:55
Të rinjtë e PD dhe LRI janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme ku kërkohet dorëheqja e Xhafajt.
Si simbolikë ata kanë sjellë dhe një gomone ku ka disa qese të zeza, në formën e atyre të hashashit. Ata kanë kërkuar largimin e Xhafajt duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”.
Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e Fatmir Xhafajt.
Godina e ministrisë së Brendshme është rrethuar sërish nga një kordon policor, ku përqendrimi më i madh ka qenë në hyrjen e institucionit, ku dhe hyn ministri.
Top Channel