Protestë në Durrës, të rinjtë kërkojnë siguri për përdoruesit e biçikletave

29/05/2018 14:28

Të rinj durrsakë protestuan para Bashkisë së Durrësit duke kërkuar siguri për të gjithë përdoruesit e biçikletave në qytet.

Protestuesit kërkuan ndërtimin e korsive për biçikleta në të gjitha rrugët e trotuaret që po rikonstruktohen.

“Po protestojmë pasi po investohet në rrugë e trotuare, po mungojnë korsitë për biçikletave. Ndaj kërkojmë që çdo investim i ri të përfshijë këto korsi, pasi bëhen me paratë e taksapaguesve durrsakë. Ne rrezikojmë çdo ditë jetën tonë duke lëvizur në rrugët plot trafik që mund të shmanget nëse njerëzit edukohen që të përdorin biçikletën. Kemi kërkuar dhe në peticione vendparkime dhe sinjalistikë vertikale e horizontale”, shprehet Geri Emiri, organizator i protestës.

Protestuesit kanë kërkuar nga Bashkia e qytetit bregdetar investime në siguri dhe jo thjesht luks.

Nuk janë të pakta aksidentet në Durrës në të cilat janë përfshirë personat që udhëtojnë me biçikletë, ndërsa reagimi i pushtetit vendor megjithë nevojën për korsi të veçanta kalimi ka munguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA