Lagja e harruar në Fier, banorët protestojnë për mungesë investimesh

29/05/2018 15:13

Banoret e lagjes “Afrim i Ri” në Fier protestojnë për mungesën e investimeve. Ata thonë se prej 30 vitesh kjo zonë nuk ka parë asnjë investim.

Mungesa e infrastrukturës rrugore, kanalizimeve të ujërave të zeza, ndriçimi, gjelbërimi etj., janë disa nga kërkesat kryesore të banorëve, të cilët thonë se në dimër përmbyten e ndërsa gjatë verë pluhuri u hyn në shtëpi.

Ndërkohë në Bashkinë Fier shqetësimit i përgjigjen me deklarata se po studiojnë të gjithë zonën që nga Qenasi, Afrimi e deri në Mbrostar Ferko, për të vijuar me një projekt të plotë në kanalizime, ujësjellës, rrugë, ndriçim dhe gjelbërim.

Top Channel