Brenda qershorit Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore në import për produktet që përdoren në teknologjinë e informacionit.
Komisioni i Ekonomisë miratoi listën, pjesë marreveshjes së teknologjive që buron nga anëtarësimi në Organizaten Botërore të Tregtisë.
Lista është e gjatë me qindra produkte, që nga boja për printera, pjesët kompjuterike, aparaturat e ndryshme elektronike, e deri makinat fotokopjative, e kamerat televizive.
Por kujdes! Përjashtimi nga taksa doganore nuk do të thotë se këto produkte nuk do t’i nënshtrohen tatimit mbi Vlerën e Shtuar në momentin e importit në Shqipëri. Sipas faturës përkatëse çdo mall që e kalon vleren prej 22 euro taksohet në dogane me 20% TVSH.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes qeveria ka parashikuar një efekt financiar prej rreth 18 milion lekësh për pjesën e mbetur të këtij viti.
Top Channel