Çmimi “Kadare 2018” për shkrimtarin Virgjil Muçi

27/05/2018 19:29

Virgjil Muçi është fituesi i çmimit “Kadare 2018”, i cili jepet çdo vit nga Instituti Europian “Pashko”, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.

Muçi u vlerësua me veprën në dorëshkrim “Piramida e shpirtrave”, me motivacionin “Për mënyrën sesi ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor”.

Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.

Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA