Foto LSA

Ndërkohë policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke nisur që në mëngjes me bllokimin e rrugëve kryesore. Të paktën 1500 efektivë pritet të jenë në terren, për të “blinduar”, ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, dy institucionet ku do të zhvillohet manifestimi.

Policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri janë po ashtu edhe policia e burgjeve dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të Renea-s.

Nga ana tjetër policia rrugore ka bllokuar dhe devijuar qarkullimin që prej mëngjesit të së shtunës në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu, autobuzët dhe furgonët që do vijnë nga rrethet nuk do lejohen të futen në kryeqytet. Parkimi i tyre do disiplinohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe Qytetin Studenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA