Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas protestës, shkuan disa policë të lënduar gjatë saj.
Pak më herët, atje ishte dërguar me lëndime në kokë edhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi. Ai e shpjegoi në këtë mënyrë plagosjen e tij: “Në atë moment ishte duke postuar disa foto për gazetën, kur vjen një furi nga forcat e policisë, një shtyrje e madhe. Kishte një mburojë me hekura, të cilën e spostuan forcat speciale dhe në këtë moment dy ose tre policë, në mënyrë të pabesë më kanë goditur me shkopa gome. Më pas më goditi edhe dikush tjetër 3 herë në kokë”, tregon Blendi Kasmi, kryeredaktor i RD.
Mediat raportuan se Kasmi u lëndua nga të vetët.
Partia Demokratike raportoi një tjetër video duke shpjeguar se Kasmin e qëlluan policët.
Kamerat e Top Channel e kanë regjistruar nga disa drejtime momentin e përplasjes mes demostruesve dhe policisë dhe se si është goditur gazetari i RD.
Ndërsa protestuesit morën hekurat rrethues duke shtyrë policët, këta të fundit janë përgjigjur duke shtyrë tej protestuesit.
Në këtë moment, gazetari nxiton duke shtyrë kanxhellat dhe një shkop gome e godet në kokë. Pas kësaj, ai largohet mes turmës e më pas me ndihmën e deputetëve të PD kalon mes policëve i lënduar.
Top Channel