Kung Fu Panda? Jo, këta janë majmunët e karatesë – FOTO

25/05/2018 11:07

Ky mund të quhet një duel i peshave pupël.

Dy majmunë të kopshtit zoologjik të Tokios janë bërë protagonistë të një “supersfide” në një sport që mund të quhet vetëm i tyri. Pak kung fu, pak karate, dy majmunët e dëborës, siç njihen në Japoni, kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke shkrirë gazit të gjithë të pranishmit, por edhe të fotografit britanik David Williams, që nuk mund të rrinte pa i shkrepur disa poza.

“Zakonisht këta majmunë rrinë të shtrirë në pishinë dhe nuk është se lëvizin shumë, por sot e kishin ndarë mendjen për sherr”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA