Vrasja e të riut për një karikues, rrëfimi i prindërve të Marvi Mihalit: Drejtësia po na vret për së dyti

24/05/2018 19:44

Gati 1 vit më parë, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues telefoni.

“Dora kriminale ma vrau, pabesisht, pafajësisht”, thotë Pavllo Mihali, babai i Marvit, të vrarë një vit më parë.

“Ata ngritën kurthin dhe deshën të vrasin. Si mund të vrasësh për një karikues, si mund të rrish me thika në mes të Tiranës. Kush janë ata!?”, thotë nëna e Marvit.

Ish-sportisti i njohur Pavllo Mihali dhe bashkëshortja e tij, do të jenë në një rrëfim ekskluziv sot në “Të Paekspozuarit”, në Top Channel, për të folur për vrasjen e djalit të tyre, Marvi Mihali.

22-vjeçari, u qëllua me thikë dhe më pas u dhuna, mbrëmjen e 31 korrikut 2017, nga disa bashkëmoshatar.

Sot, një pjesë e autorëve të krimit, janë lënë të lirë, ndërsa prindërit e Marvit të ndjerë, qëndrojnë pas dyerve të gjykatës, për të kërkuar drejtësinë për padrejtësinë që u është bërë.

“Ma kanë vrarë, më kanë therur edhe mua dhe drejtësia, Artan Lulaj (prokuror), demoni i demonëve, po më vret edhe shpirtin”, shprehet Pavllo Mihali.

Një video ekskluzive pritet të zbërthej të gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga momenti i sherrit e deri tek vrasja e Marvi Mihalit. Shkaku i konfliktit ishte për një karikues telefoni, një absurditet që kalon çdo kufi të çmendurisë, por që e gjen tek brezi i sotëm i të rinjve të keqedukuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA