“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/ Kanye West në Tiranë, Rama: Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde
12/07 22:55
Kryeministri Rama ka prezantuar projektin “Smile Albania”, ku 1000 të rinj e të reja janë angazhuar për të mirëpritur dhe informuar turistët si edhe promovuar ndjenjën e përgjegjshmërisë qytetare për pastërtinë e plazheve.
Kryeministri tha se ky është një projekt për të çuar buzëqeshjen te turistët, por edhe për të promovuar lirshmërinë e plazheve nga papastërtia.
Më tej, Rama theksoi se në 3 muajt e parë të vitit ka një rritje të turistëve me 12% krahasuar me një vit më parë. “Ky do të jetë sezoni më i pastër, sezoni më i sigurt dhe me volumin më të madh të mundësive për argëtim dhe aktivitete alternative përveç plazhit dhe rërës”, tha Rama.
Top Channel