![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-27T004757.066-800x450.jpg)
27/07 00:50
Kryeministri Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë gjatë protestës së opozitës.
Top Channel mësoi se të premten dhe të shtunën kreu i Qeverisë do të transferohet në Qarkun e Beratit, në kuadër të takimeve për llogaridhënien para qytetarëve.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Qeverisë si dhe konfirmohet nga burime lokale në Berat, ku institucionet vendore janë njoftuar për prezencën dhe takimet e Kryeministrit ditën e shtunë.
Kjo nuk përjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmojnë se axhenda e Kryeministri parashikon aktivitete në Berat.
Top Channel