Kapshticë, arrestohet doganieri. Shmangu detyrimet doganore të kamionçinës

24/05/2018 09:41

Një doganier i pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është vënë në pranga për korrupsion pasiv.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Genci Laçaj, 50 vjeç, nga Vlora, doganier në Kapshticë më 10 maj ka lejuar të hyjë në Shqipëri një kamion kamion me drejtues L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA