Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Tanja Fajon, eurodeputetja që pati një rol të rëndësishëm në liberalizimin e vizave për Shqipërinë, i del sërish në mbrojtje vendit tonë, duke fshikulluar këtë herë presidentin francez Emmanuel Macron.
Këndvështrimi i tij se Ballkani Perëndimor duhet “ankoruar në Bashkimin Europian”, – thotë Fajon, – nuk duhet të shërbejë si zëvendësues për procesin e anëtarësimit të rajonit.
“Ndonjëherë më duket se Macron nuk është aspak i ndërgjegjshëm se çfarë nënkupton për Ballkanin pajtimi, paqja dhe stabilitetit dhe se përse zgjerimi ka domethënie të madhe për të gjithë Europën”, ishte komenti i saj.
Franca ka një pozicion të vendosur sa i takon shtrirjes së mëtejshme të bllokut, e shqetësuar nga arsyet e sigurisë apo çështja e azilkërkuesve të rremë, shumica e të cilëve, siç e pohon dhe eurodeputetja sllovene, vazhdojnë të mbërrijnë nga Shqipëria dhe Kosova.
“Por, Franca nuk është shteti i vetëm këtu, – këmbëngul ajo. – Janë edhe plot vende të tjera që kanë interesa të mëdha. Unë sidoqoftë vazhdoj të shpresoj se Franca do të zbusë qëndrimin e saj për Shqipërinë”, nënvizon më tej Fajon, që përmendi edhe Samitin e Sofjes.
Në këndvështrimin e saj, takimi i parë në 15 vite i këtij niveli mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor përcolli një mesazh që ndoshta nuk ishte shumë ambicioz, por duhet konsideruar padyshim i qartë për sa i takon perspektivës europiane të rajonit.
Top Channel