Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia njofton se mjetet tip “Benz”, me targë AA 802 JA, mjeti tip “Peugeot”, me targë AA 019 FF dhe mjeti tip “Opel”, me targë AA 332 EK janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit tip Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S.
Top Channel