
Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, ka pranuar një pagesë sekrete prej 400 mijë dollarësh për të organizuar bisedimet mes presidentit urkainas Petro Poroshenko dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të afërta me personat e përfshirë në Kiev.
Siç thuhet, pagesa është bërë përmes ndërmjetësuesve që vepronin në emër të liderit ukrainas, ndërsa Cohen nuk ka qenë i regjistruar si përfaqësues i Ukrainës, siç kërkohet nga ligji amerikan.
akimi në fjalë është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë qershorin e kaluar. Menjëherë pasi Poroshenko u rikthye në atdhe, agjencia e antikorrupsionit në vendin e tij ndërpreu hetimet ndaj ish menaxherit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort.
Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës në administratën e Poroshenkos, Cohen, ishte thirrur pasi lobistët e regjistruar të Ukrainës në Uashington, nuk kishin arritur t’i siguronin Poroshenkos më shumë se një foto me Trumpin.
Numrit një të Kievit i duhej diçka që mund të portretizohej si ‘bisedime’ e detyrën për realizimin e këtij qëllimi ia ngarkoi një ish ndihmësi të presidentit amerikan. Ky i fundit i kërkoi ndihmë një ligjvënësi besnik ukrainas.
Nuk ka sugjerime që Trump të ketë qenë në dijeni të pagesës. Një burim i dytë në Kiev ofroi të njëjtat detaje, me të vetmin ndryshim shifrën që kishte pranuar avokati, sipas tij 600 mijë dollarë.
Top Channel