Zyrtare, Emery do të drejtojë Arsenalin pas largimit të Wenger

23/05/2018 10:49

Arsenali ka vendosur! Pasuesi i Arsene Wenger te “topçinjtë”, ashtu siç përflitej, tashmë edhe është zyrtarizuar të jetë Unai Emery, ish-trajner i Paris SG dhe Sevillas.

Spanjolli 46-vjeçar i bashkohet klubit londinez vetëm pak pas largimit nga kampionët e Francës, të cilët i riktheu te titulli i Ligue 1, pas një viti dominim të Monacos.

Gjatë kohës që drejtoi francezët, Emery fitoi edhe 4 kupa franceze, ndërsa më herët kishte udhëhequr Sevillën drejt 3 sukseseve radhazi në Europa League.

Emery pason kështu legjendën Arsene Wenger, i cili u largua nga Arsenali në fundin e këtij edicioni pas plot 22 vitesh drejtimi.

Edhe pse ndihmëstrajneri i Manchester Cityt dhe ish-kapiteni i “topçinjve”, Mikel Arteta, ishte pretendenti kryesor për zëvendësimin e Wenger, Emery rezultoi të zgjedhja më e mirë e bërë nga drejtuesit e Arsenalit.

Ai do ta udhëheqë klubin londinez drejt një epoke të re, pas largimit të 68-vjeçarit francez, që përveçse ndryshoi lojën e anglezëve, bëri që të fitoheshin edhe 3 tituj të Premier League dhe 7 Kupa FA, trofe të dyfishta në dy vite të qëndrimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA