Gjyqtarët u rreshtuan në krahun e prindërve në rastin e 30-vjeçarit, Michael Rotondo, që refuzonte të largohej nga shtëpia e tyre, ku kishte qëndruar për gati 8 vite pa dhënë asnjë kontribut.
Nëna dhe babai i kishin përcjellë 5 mesazhe të qarta se ishte koha të largohej, e madje ishin ofruar ta ndihmonin edhe me parà, meqenëse ai nuk kishte një punë.
Por, Rotondo nuk bindej, e madje u bezdis mjaft kur familjarët vendosën ta çonin çështjen në gjyq.
Vetëm se, vendimi që mori gjykata nuk ishte ai i shpresuar prej 30-vjeçarit. Ai këmbëngulte se duhej të kishte 6 muaj kohë në dispozicion për shpërnguljen, por urdhri i prerë që mori ishte të bënte gati valixhet…menjëherë!
Përsëri i pakënaqur, i riu që në gjyq përfaqësoi veten, planifikon t’i drejtohet Gjykatës së Apelit me pretendimin se vendimi i parë ishte thjesht “qesharak”.
Michael ishte kthyer në shtëpi në moshën 22-vjeçare, e prej atëherë nuk u largua më. Ai nuk punonte dhe përpjekjet e prindërve për ta nxitur të gjente një mënyrë që të mbante veten kishin dështuar që të gjitha.
Top Channel