Ashtu siç kishte paralajmëruar, Saimir Tahiri apeloi vendimin e dhënë 10 ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij: heqjen e masës “arrest shtëpiak”.

Seanca për Tahirin, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”, do të mbahet të hënën e 28 majit.

Të dyja palët kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë. Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.

Javën e shkuar, avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj Tahirit do të prishet në Apel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA