Carlo Ancelotti është vetëm një hap pranë rikthimit në Serinë A, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit. “Corriere Dello Sport” raporton se mes ish trajnerit të Bayernit dhe presidentit De Laurentiis është arritur akordi, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet sapo Sarri të largohet nga skuadra e kaltër.

Përpos negociatave për të vijuar bashkëpunimin me Sarrin, duket se De Laurentiis nuk ia ka dalë dhe menjëherë ka marrë kontakte me Ancelottin, që nga ana e tij ka dhënë garanci për të marrë drejtimin e Napolit dhe për ta çuar skuadrën drejt suksesit.

Pikërisht pas kësaj marrëveshjeje, De Laurentiis nuk ka kërkuar më publikisht qëndrimin e Sarrit, ndërsa ditën e djeshme bëri edhe një deklaratë të fortë, ku tha se koha që tekniku të konfirmonte qëndrimin, kishte skaduar.

Nga ana tjetër, tekniku aktual është në pritje të arritjes së marrëveshjes me Chelsean, për të marrë vendin e Contes, por klauzola prej 8 milionë eurosh ka bërë që tratativa të frenojë disi.

Gjithsesi, sipas ‘Corriere dello Sport’, dështimi i kalimit të Ancelottit te Napoli, mund të ndodhë vetëm në rast se Sarri i befason të gjithë dhe vendos të qëndrojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA