Gjatë inagurimit të rrugës që lidh Shishtavecin e Kukësit me Kosovën, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin doli kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe kërkoi investime për rrugën duke iu referuar gjendjes së rëndë të rrugës Kukës-Shishtavec

“I pashë rrugët. Ujërat nga malet po i shkatërrojnë dhe kjo kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme. Sa i përket HEC- eve së pari mendoj se kjo zonë duhet ruajtur se është habitat unik dhe ka vlerë shumë më të madhe se cdo gjë tjetër që mund të ndërtoni në të”, tha Vlahutin.

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu i tha ambasadores se po zhvillohen bisedime që kjo rrugë t’i kalojë për mirëmbajtje Autoritetit Rrugor Shqiptar pasi Bashkia nuk ka fonde dhe mjete ta mirëmbajë.

Vllahutin u kërkoi banorëve të mos shpërngulen nga ky vend që ajo e cilësoi të mrekullueshëm si dhe tha se i ka kërkuar kryeminisrit hapjen e aeroportit të Kukësit si një aset që që do sjellë zhvillim për Kukësin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA