“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Deri më tani 32 kredi të miratuara, kërkesa kemi pasur nga 400 biznese
07/10 15:15
Me anë të një statusi në prifilin e tij në “Facebook”, Kryeministri Rama ka reaguar duke publikuar edhe një video rrëfim të gazetarit Jetmir Olldashi.
Kryeministri ka bërë ironi me këtë material dhe me personazhet e tij.
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri. Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”, shkruan Kryeministri Rama.
Top Channel