Nga e majta, Rubiales, Lopetegui dhe Hierro.

Julen Lopetegui do të vazhdojë të jetë trajner i përfaqësueses spanjolle edhe për dy vite të tjera. Tekniku iberik rinovoi kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020, kur të përfundojë Europiani i atij viti.

Presidenti i ri “qeverisë” së futbollit spanjoll, Luis Rubiales komentoi arritjen e akordit për zgjatjen e bashkëpunimit me Lopeteguin.

“Na u deshën vetëm 5 minuta për të mbyllur këtë histori, – tha Rubiales. – Vetëm dy çështje ishin pezull dhe ne i zgjidhëm shumë shpejt. Gjithçka ishte shumë e lehtë. Ishte zgjidhja më e mirë për kombëtaren”.

Nga ana e tij, Lopetegui shfaqi mirënjohjen dhe falënderoi Rubialesin për besimin që ai tregoi ndaj tij, duke shtuar se tani e gjithë vëmendja do të jetë te Botërori i Rusisë, ku skuadra e tij ka shumë shpresa që të fitojë.

Julen Lopetegui e mori drejtimin e përfaqësueses spanjolle në vitin 2016, pas Europianit të Francës, kur zëvendësoi Vicente Del Bosquen. Një ditë më parë ai publikoi listën e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës, ku Spanja është në një grup me Portugalinë, Iranin dhe Marokun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA