Një adoleshent që pranoi se ka nisur zjarrin që pothuajse dogji një pyll të tërë në Oregon është urdhëruar nga gjykata të paguajë 36 milionë dollarë amerikanë si dëmshpërblim ndaj atyre që janë prekur na ky zjarr.

“New York Post” shkruan se gjykatësi Hood River e mori vendimin pasi konfirmoi nëse ishte në përputhshmëri me kushtetutën vendosja e një gjobe të tillë ndaj një minoreni, pasi i akuzuari është vetëm 15 vjeç. Gjithashtu ai vendosi që gjoba do të paguhet e ndarë në vite.

“Jam i kënaqur që dëmshpërblimi është në përputhje me përmasat e dëmit të shkaktuar, për të cilin i riu është shpallur fajtor”, thuhet në një memo të gjykatës ku është zbardhur vendimi.

Avokati i 15-vjeçarit e quajti shifrën absurde dhe krejtësisht qesharake. Shuma e majme do të shpërndahet ndërmjet agjencive të ndryshme shtetërore të prekura nga zjarri. Kështu, 21 milionë $ do të shkojnë për Shërbimin Pyjor Amerikan, 12,5 milionë $ për Departamentin e Transportit në Oregon, 1 milion $ për Agjencinë Shtetërore të Zjarrfikësve në Oregon dhe 1 milion $ për kompaninë hekurudhore “Union Pacific Railroad”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA