Arsenali ka vendosur për zëvendësuesin e Arsene Wenger.
Unai Emery, ish-trajneri i PSG do të jetë në krye të “topçinjve”, duke rrëzuar kandidaturën e Mikel Arteta-s.
Spanjolli 46-vjeçar është larguar tashmë nga PSG pas mbylljes së këtij sezoni ku fitoi titullin në Ligue 1. Më parë, Emery ka drejtuar Sevilla-n në tri triumfe në Europa League në 2014, 2015 dhe 2016.
Ai njoftoi muajin e kaluar se do të largohet nga PSG në fund të sezonin kur përfundoi edhe kontrata dhe u zëvendësua me shpejtësi nga ish-trajneri i Dortmund Thomas Tuchel.
Edhe pse ka probleme me gjuhën angleze, duke se kjo nuk do të jetë një problem për të te Arsenal, shkruan BBC.
Gjatë kësaj jave pritet edhe një konferencë për shtyp e Unai Emery.
Top Channel