Një edicion i dytë festivali dedikuar Resë, instalacionit pranë Galerisë së Arteve, për të kremtuar dy vjetorin e kësaj vepre arti.
Nga data 18-27 maj Reja dhe lulishtja e saj do të shndërrohen në hapësira për teatër, instalacione audiovizuale, bashkëbisedime e shumëçka në “Cloud fest”.
“Festivali fillon me 3 performanca dhe në total janë mbi 30 performanca në 10 ditë nga 15 shtete. Kemi performanca muzikore, vvorkshope, trajnime për artistët e rinj në fushën e dancit, kemi trajnim për shkollën e Baletit, po ashtu kemi performancë letrare””, tha Edit Pulaj, Drejtore e Instalacionit “Reja”.
Për herë të parë artistët e trupës teatrore të artistes gjermane Pina Bausch, vijne të performojnë në Tiranë, e po ashtu për të parën herë prezent përmes instalacionit të tij do të jetë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Anri Sala.
“Kemi Anri Salën me një projeksion shumë të rëndësishëm. Për herë të parë kemi një prezantim të Anrit në Tiranë. Po ashtu është edhe simpoziumi i dashurisë, që është një performancë filozofike e mbështetur nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me filozofë shqiptarë, por kryesisht të diasporës”, vijon Pulaj.
Top Channel