Të kesh një bark të sheshtë e të tonifikuar është një ambicie e madhe për ata që ndjekin një plan ushqimi për të humbur peshë. Edhe pse nuk është e lehtë të arrihet, të humbësh centimetra në çdo pjesë të trupit është çelësi për të patur një trup fantastik.
Por disavantazhi është se barku është zona që mbledh më shumë yndyrna. Ka disa probleme që e bëjnë të fryrë, si uji, kapslliku dhe shqetësimet e zorëve. Ja pse para se të gjeni mënyra mrekulluese, gjëja më e mirë është të adoptohet një dietë me pak kalori që lufton yndyrën.
Në këtë mënyrë, pa rrezikuar shëndetin dhe reagime të padëshiruara, mund të nisni reduktimin e përmasave të barkut me këtë dietë.
Jeni të interesuar? Mos e humbni këtë dietë.
Model dietik për të reduktuar barkun
Kjo menu është një shembull se si të përgatisni ushqime të balancuara dhe të lehta. Ato mund të modifikohen, pra zgjidhni një prej tyre:
Mëngjesi
1. Një çaj dhe omletë me katër të bardha vezësh dhe gjethe spinaq.
2. Një fetë bukë integrale një filxhan me qumësht vegjetal, dhe një vezë të zier.
3. Një filxhan bollgur, një fetë bukë integrale dhe një tas me luleshtrydhe dhe boronica.
Mesvakti i mëngjesit
1. Kos natyral me bajame apo lajthi
2. Sallatë frutash, pjepër, shalqi, mollë etj.
Dreka
1. Një racion gjoks pule, dhe sallatë e përzier, mund ti hidhni vaj ulliri.
2. Sallatë permiesh jeshile, një racion mish të imët dhe një mollë si për ëmbëlsirë.
3. Një tas me supë perimesh me pulë të copëtuar.
Mesvakti i pasdites
1. Një gotë me lëng shalqiri dhe luleshtrydhes
2. Një racion me gjoks pule të pjekur dhe kastraveca
3. Një fetë bukë integrale me domate dhe një filxhan çaj.
Darka
1. Supe perimesh ose pule dhe dy tosta integrale
2.Një racion gjoks pule në zgarë dhe brokoli në avull
3. Dy feta bukë integrale me gjoks gjeldeti dhe sallatë perimesh furre.
Shtesë
1. Pije bimësh dhe erëzash, si xhinxher, kanellë, kamomil, dafinë etj.
2. Ujë, rreth 6-8 gota në ditë
3. Fruta detoksifikuese
Rezultatet e kësaj diete vihen re në pak javë dhe nëse shoqërohen nga një rutinë ushtrimesh.
Top Channel