Hojet e bletëve në Lezhë; Në panair produkte nga Shqipëria, Kosova e Presheva

20/05/2018 20:10

20 Maji është Dita Ndërkombëtare e Bletëve dhe me këtë rast Sheshi “Gjergj Kastrioti” në Lezhë u mbush me hojet e bletëve dhe produktet e tyre.

Të pranishëm ishin bletarë të Shqipërisë, Kosovës e Luginës së Preshevës, të cilët prezantuan produktet e tyre dhe rrezikun që i kanoset bletëve nga njerëzit.

Në shumicën e rasteve ato janë të rrezikuara nga vetë ne, njerëzit. Në kushtet e sotme, ato s’mund të mbijetojnë pa ndihmën tonë”, shprehet Preng Pepa.

Bletarët e quajnë pune të bekuar angazhimin e tyre, por kërkojnë më shumë mbështetje.

Bletarët apelojnë për më shumë mbështetje nga shteti.

Ndërkohë në këtë event u shfaq për herë të parë që pasi fitoi lirinë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Top Channel