Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Dy persona kanë rënë nga lartësia në zonën turistike të “Shpellës së Pëllumbasit” në kryeqytet. Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptar, dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.15.
“Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar). Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës.
Top Channel