Më shumë plehra sesa ujë në kanalin e ndotur që derdhet në lumin Kir

18/05/2018 15:18

Një kanal në fshatin Kuç, vetëm 3 kilometra larg qytetit të Shkodrës, në pjesën më të madhe të tij s’ka ujë, por mbeturina.

Mbetjet përveç erës së rëndë që lëshojnë, lundrojnë me ujërat e kanalit që bashkohet me lumin Kir.

Me rritjen e temperaturave jeta pranë vijës së ujit është e vështirë për banorët.

Mbetjet nuk kanë shumë kohë që depozitohen në këtë kanal, por banorët thonë se autoritetet janë ende në kohë të ndërhyjnë për shmangur një katastrofë mjedisore pranë banesave të tyre në fshatin Kuç.

Top Channel